Aktualitet

U filmua duke tërhequr për flokësh vajzën, procedohet penalisht 33-vjeçari holandez (VIDEO)

Sipas policisë personi në video dhe që është proceduar është babi i të miturës.

2 Gusht 2025, 10:12 Nga N.F
U filmua duke tërhequr për flokësh vajzën, procedohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me videon e shpërndarë në rrjeter sociale ku duket një vajzë e vogël që tërhiqet nga flokët. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht një 33-vjeçar holandez.

Sipas policisë personi në video dhe që është proceduar është babi i të miturës. Ai është proceduar për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.


Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet momenti ku dy shtetas (burrë e grua) shfaqen në rrugë me një vajzë të mitur, ku dallohet qartë që burri e kap dhe e tërheq për flokësh vajzën e mitur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video.

Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës. Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

 

keqtrajtimi i te miturve

Sondazh

Poll