Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 20-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

Policia gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

2 Gusht 2025, 10:03 Nga N.F
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga
Foto

BULQIZË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë. I riu është prangosur pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri. Policia gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

I riu u kap në aksin rrugor Krastë-Bulqizë. Ai është identifikuar si Orgest Grrica. 20-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga ky operacion policia sekuestroi armë, municione dhe automjetin.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Bulqizë, operacioni policor i koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti. Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

armembajtje pa leje

Sondazh

Poll