Aktualitet

FOTO/ U prit dje në Presidencën e Kosovës nga Osmani, Dua Lipa takon edhe fëmijët e efektivit të vrarë në sulmin në Banjskë

Ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

1 Gusht 2025, 21:29 Nga M.B
FOTO/ U prit dje në Presidencën e Kosovës nga Osmani, Dua Lipa
Dua Lipa, fëmijët e Afrim Bunjakut dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka takuar gjatë pritjes së djeshme në Presidencën e Kosovës edhe fëmijët e efektivit Afrim Bunjaku, i cilu u vra nga grupe serbe në veri të Kosovës në vitin 2023.

Ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial. Dua Lipa ndodhet në Kosovë këto ditë në kuadër të zhvillimit të festivalit Sunny Hill teksa pritet të performojë sonte.

Vrasja e Afrim Bunjakut

Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023 nga terroristë serbë të cilët sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.

dua lipa

Sondazh

Poll