Aktualitet

Fundjavë me kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius.

2 Gusht 2025, 07:11 Nga N.F
Fundjavë me kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
Foto

TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius.

Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll