Aktualitet

Agravon sherri mes dy policëve në Prishtinë, përplasen fizikisht, në pranga njëri prej tyre

IPK ka rekomanduar pezullimin nga puna të policit.

2 Gusht 2025, 08:03 Nga N.F
Agravon sherri mes dy policëve në Prishtinë, përplasen
Foto

PRISHTINË- Një sherr mes efektivëve të policisë është regjistruar brenda komisariatit  “Jugu” në Prishtinë. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy policëve të cilët janë përplasur fizikisht. Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, IPK kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë vënë në pranga njëri prej efektivëve.

IPK ka rekomanduar pezullimin nga puna të policit. Hetuesit e IPK-së, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë, pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti. Ende nuk dihen arsyet se përse ky sherr ka agravuar në përplasje fizike.

policia e kosoves

Sondazh

Poll