Politike

"Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo!" Hapësirat publike, Rama-bizneseve: Nëse e keni tokën tuaj, merrni leje për shërbim brenda rregullave

Ai u drejtohet gjithashtu bizneseve duke u thënë se nëse i kanë tokat e tyre duhet të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave.

1 Gusht 2025, 15:51 Nga M.B
"Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale sërish lidhur me çështjen e lirimit të hapësirave publike. Rama u drejtohet bizneseve duke shkruar se duhet t'i heqin vetë elementet që pengojnë hapësirat publike që mos marrin gjobë. Ai u drejtohet gjithashtu bizneseve duke u thënë se nëse i kanë tokat e tyre duhet të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave.

POSTIMI:

Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë - e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët.

edi rama

Sondazh

Poll