Politike

Heqja e tarifave për mallrat amerikane, reagon Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve!

Osmani përmes një reagimi në "X" shkruan se heqja e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.

1 Gusht 2025, 14:35 Nga N.F
Heqja e tarifave për mallrat amerikane, reagon Osmani: Kosova
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane. Osmani përmes një reagimi në "X" shkruan se heqja e tarifave ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë. Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan ajo.

osmani

Sondazh

Poll