Aktualitet

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe përndjeku një vajzë të mitur, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar.

1 Gusht 2025, 14:14 Nga N.F
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe përndjeku
Foto

VLORË- Një 26-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Vlorë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ka thyer masën e masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar.

Më tej bëhet me dije se ai e ka nxitur të miturën për përdorimin e substancave narkotike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.

Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 26-vjeçari ne vlore

Sondazh

Poll