Aktualitet

Goditën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër (EMRAT)

Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

1 Gusht 2025, 10:54 Nga r.ll
Goditën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar,
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një 42-vjeçar është plagosur ditën e djeshme në Shkodër, pasi iu godit me thikë dhe sende të forta, pas një debati për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen "Tre Heronjtë" janë vënë në pranga dy autorët e plagosjes së Brigel Bizit, të cilët janë dy vëllezërit, Bujar dhe Bledar Bylykbashi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital ku po trajtohet me ndihmë mjekësore. Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër

Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

bujar bylykbashi bledar bylykbashi brigel bizi plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll