Organizatat e Shoqërisë Civile: Kodi i ri Penal cënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias
Ata shprehen se në veçanti, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.
TIRANË- Organizatat e Shoqërisë Civile kanë mbajtur sot një deklaratë për mediat ku kanë folur lidhur me draftin e Kodit të ri Penal. Në nisje të deklaratës ata kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi sipas tyre, ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend.
Më tej shprehen se në veçanti, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.
Ata i kanë bërë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtesise, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që: të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536; të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale; të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja; të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët dhe punonjësit e medias dhe të ketë angazhime në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias.
DEKLARATA E PLOTË:
Ne,organizatat e shoqërisë civile, shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend.
Në mënyrë të veçantë, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.
Neni 865 (Shpifja) vazhdon ta mbajë shpifjen si kundravajtje penale, në kundërshtim të hapur me rekomandimet ndërkombëtare dhe vendase dhe standardet e Këshillit të Evropës, duke rritur ndjeshëm gjobat dhe duke hequr kriterin thelbësor të "dijenisë se informacioni është i rremë". Kjo situatë i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur kanë qenë në mirëbesim, duke rritur pasigurinë juridike dhe frikën e raportimit kritik. Sanksionet janë shumë të ashpra, sidomos kur shpifja kryhet përmes shtypit, medias elektronike apo rrjeteve sociale, duke rrezikuar efekt frenues mbi lirinë e medias dhe raportimin kritik.
Neni 863 (Fyerja) është i paqartë dhe i formuluar në mënyrë tepër subjektive, duke përfshirë terma si "shqetësim për opinionin publik" apo "zakonet e mira", pa dhënë përkufizime konkrete. Gjithashtu, masa e propozuar e dënimit me burgim deri në dy muaj për fyerjen e rëndë është joproporcionale dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që kërkon trajtimin e fyerjes vetëm përmes masave proporcionale civile, pa burgim dhe pa rrezikuar gazetarinë kritike apo satirike.
Veçanërisht shqetësues është Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), i cili ndalon në mënyrë të gjerë bërjen apo publikimin e komenteve mbi procese gjyqësore, duke qenë kështu një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rolin legjitim të medias, akademikëve dhe shoqërisë civile për të mbikëqyrur dhe komentuar zhvillimet në drejtësi. Ky nen është formuluar qëllimisht në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoret për të penalizuar arbitrarisht çdo koment apo raportim kritik, duke pamundësuar monitorimin publik të rasteve gjyqësore dhe hetimeve që përfshijnë figura publike dhe zyrtarë shtetërorë. Për më tepër, ky nen përmban një masë jo proporcionale të dënimit me burg deri në tre vite, gjë që shkakton një efekt frenues ndaj raportimeve investigative dhe kritike mbi drejtësinë.
Në këtë kontekst, këto dispozita cenojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit, duke krijuar një klimë të papërshtatshme dhe frenuese për punën e tyre.
Rekomandime:
Duke pasur parasysh sa më sipër, ne i bëjmë thirrje urgjente Ministrise se Drejtesise, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që:
1. Të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536 dhe te tjere për t'i përafruar plotësisht standardet e Këshillit të Europës dhe me praktikat më të mira evropiane.
2. Të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale, duke shmangur kështu paqartësinë dhe mundësinë e zbatimit selektiv.
3. Të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja, duke i trajtuar ato nëpërmjet masave civile proporcionale në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe raportet e progresit të BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias edhe permes dialogut te strukturuar per lirine e medias dhe sigurine e gazetareve.
4. Të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët dhe punonjësit e medias si edhe rojtaret publik ne teresi, sinjalizuesit, aktivistet nga dënimet shpërpjestimore dhe përgjegjësia penale për rolet e tyre legjitime mbikëqyrëse dhe raportuese.
5. Të ketë angazhime në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias për të siguruar që ndryshimet ligjore fuqizojnë në vend që të dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe qeverisjen demokratike.
Ne përsërisim angazhimin tonë në përmirësimin e legjislacionit që lidhet me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë për gazetarinë dhe lirinë e fjalës janë thelbësore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e integrimit në BE.
Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Rrjeti Ballkanit për Gazetari Investigative (BIRN Albania)
Qendra Shkencë dhe Inovavion për Zhvillim (SCiDEV)
Tiranë, 1 Gusht 2025
Sondazh
Mes tyre dhe Shqipëria/ Aleatët e SHBA-së dhe NATO-s paralajmërojnë për rritjen e kërcënimeve iraniane në Evropë dhe Amerikën e Veriut
udheheqesi i iranit PARIS- Franca, Gjermania dhe aleatë të tjerë të NATO-s, si dhe Austria, po e akuzojnë Iranin për një...
Plagosi me thikë 28-vjeçarin në Theth, arrestohet një ditë pas ngjarjes autori
Foto THETH- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Arrestimi i tij ka ardhur në lidhje me plagosjen e re...
U aksidentua disa ditë më parë, ndërron jetë fëmija në Prishtinë
Foto KOSOVË- Një famijë ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentua rëndë në Skënderaj të...
Goditën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër (EMRAT)
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Një 42-vjeçar është plagosur ditën e djeshme në Shkodër, pasi iu godit me thik&eum...
Kodi i ri Penal/ BIRN: Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz "udhëheqësit"
ulsi manja, sokol sadushi dhe arben rakipi TIRANË- Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t&rsqu...
Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ Një automjet humbet kontrollin dhe përmbyset, dy persona dërgohen në spital
pamje nga aksident KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Sipa...
U kallëzua në polici nga e mitura, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë, ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në Shëngjin
Foto ilustruese LEZHË- Një 20-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arresti...
Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen e ish-pjestarëve të UÇK-së në Hagë?
hashim thaci KOSOVË- Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total r...
Nga subjektet tregtare te bizhuteritë e makinat luksoze, SPAK sekuestron 25 pasuri që i përkasin një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 25 pasuri që i përkasin një grupi kriminal të dënuar në Belgjik&...
I shpallur në kërkim pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
foto ilustruese LUSHNJE- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Lushnje. Ai kërkohej për vepr...
