Aktualitet

Plagosi me thikë 28-vjeçarin në Theth, arrestohet një ditë pas ngjarjes autori

Policia bën me dije se i riu ka plagosur një 28-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

1 Gusht 2025, 11:00 Nga N.F
Plagosi me thikë 28-vjeçarin në Theth, arrestohet një
Foto

THETH- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia. Arrestimi i tij ka ardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar dje në fshatin Nderlysaj në Theth. Policia bën me dije se i riu ka plagosur një 28-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari është identifikuar me inicialet F.TH. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

"F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

plagosja ne theth

Sondazh

Poll