Aktualitet

U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk doli më, pritet ndërhyrja e polumbarë të RENEA-s për të gjetur trupin e pajetë

Pasi janë lajmeruar për rastin, menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë.

1 Gusht 2025, 14:08 Nga r.ll
U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk doli
foto ilustruese

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mësditën e sotme në Rubik. Një peshkatar është futur në ujërat e lumit Mat për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Pasi janë lajmeruar për rastin, menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu bëhet me dije se do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit Ded Qoku.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.08.2025, rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

lumi mat

Sondazh

Poll