Aktualitet

I moshuri përplaset me makinën e 27-vjeçarit, plagosen tre persona në Kurbin, procedohet shoferi 70-vjeçar

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 persona. Ata janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihnë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

1 Gusht 2025, 09:28 Nga N.F
I moshuri përplaset me makinën e 27-vjeçarit, plagosen tre
Foto

KURBIN- Një aksident është regjistruar në Kurbin. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Sipas njoftimit të policisë mjeti i drejtuar nga një 70-vjeçar është përplasur me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 persona. Ata janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihnë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen ka nisru procedimi penal për 70-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Nga aksidenti janë dëmtuar tre pasagjerët në automjetin me drejtues shtetasin P. B., të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aksident ne kurbin

Sondazh

Poll