Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
foto ilustruese Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Euro...
Policia ka thënë se ka pranuar edhe një video lidhur me këtë rast, dhe e ka intervistuar personin në fjalë në cilësinë e dëshmitarit.
KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se në liqenin e Ujmanit nuk ekzistojnë tela të lidhur në energji elektrike dhe as nuk paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, siç është pretenduar ditë më parë.
Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës, është thënë se hetimet kanë nisur pas deklarimeve të kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili ka pretenduar më 30 korrik se në liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, dhe të cilët, sipas tij, rrezikojnë njerëzit.
Policia ka thënë se ka pranuar edhe një video lidhur me këtë rast, dhe e ka intervistuar personin në fjalë në cilësinë e dëshmitarit, i cili ka thënë se “gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët”.
“Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal”, ka thënë Policia përmes një komunikate për media, duke përmendur se njësitet policore kryejnë vazhdimisht patrullime në liqenin e Ujmanit.
Sipas komunikatës, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elementë të ndonjë vepre penale. Liqeni i Ujmanit gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Më herët gjatë javës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka gjetur trupin e pajetë të Rrahim Latifit, 33-vjeçar, në këtë liqen, i cili dyshohet se ka kërcyer nga ura në ujë.
FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore./REL
foto ilustruese Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Euro...
foto ilustruese TIRANË- Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtej...
foto ilustruese TIRANË- Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjith...
TIRANË- E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të l...
Shtatorja e Skënderbeut KOSOVA- Ditën e djeshme u raportua se shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbut në Priz...
foto ilustruese HIMARË- Në vitet 2021 dhe 2022 u bë një investim nga Bashkia e Himarës për ujë 24 orë në fsha...
Foto ilustruese SHKODRA- Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodh...
galeria kombetare e arteve TIRANË- Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka emëruar drejtoreshën e re të...
Foto ilustruese KORÇA- Pas disa ditësh aksion në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga baret ...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me...