I shpallur në kërkim pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
foto ilustruese LUSHNJE- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Lushnje. Ai kërkohej për vepr...
SPAK bën me dije se ka sekuestruar: subjektin tregtar "Guard Security", 3 makina dhe 3 motorë, para cash (77,360 €; 2,055,000 lekë; 1,150 £), 52 ora të markave të ndryshme, mbi 35 bizhuteri, 32 monedha ari, 2 laptopë, 5 iPad dhe 8 aparate fotografike.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 25 pasuri që i përkasin një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë për vjedhje në bashkëpunim. Pasuritë e sekuestruara të cilët dyshohet se vijnë nga veprimtaritë e jashtëligjshme janë në pronësi të shtetasit me iniciale D.D dhe pesë familjarëve të tij.
SPAK bën me dije se ka sekuestruar: subjektin tregtar "Guard Security", 3 makina dhe 3 motorë, para cash (77,360 €; 2,055,000 lekë; 1,150 £), 52 ora të markave të ndryshme, mbi 35 bizhuteri, 32 monedha ari, 2 laptopë, 5 iPad dhe 8 aparate fotografike.
Në njoftimin e mëposhtëm theksohet se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kërkesave për ndihmë juridike të autoriteteve belge.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.
Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.
Pasuri të sekuestruara:
Pasuri të paluajtshme: 9
Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
Shuma monetare: Euro: 77,360 €
Lekë: 2,055,000 lekë
Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52
Bizhuteri: mbi 35 copë
Monedha ari: 32
Pajisje elektronike: 15Laptopë: 2
iPad: 5
Kamera/aparate fotografike: 8
Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.
Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.
foto ilustruese LUSHNJE- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Lushnje. Ai kërkohej për vepr...
Foto KURBIN- Një aksident është regjistruar në Kurbin. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Sip...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se në liqen...
foto ilustruese Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Euro...
foto ilustruese TIRANË- Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtej...
foto ilustruese TIRANË- Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjith...
TIRANË- E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të l...
Shtatorja e Skënderbeut KOSOVA- Ditën e djeshme u raportua se shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbut në Priz...
foto ilustruese HIMARË- Në vitet 2021 dhe 2022 u bë një investim nga Bashkia e Himarës për ujë 24 orë në fsha...
Foto ilustruese SHKODRA- Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodh...