Aktualitet

I shpallur në kërkim pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Ai kërkohej për veprën penale "marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" mbetur në tentativë.

1 Gusht 2025, 09:36 Nga r.ll
I shpallur në kërkim pasi tentoi të abuzonte seksualisht me
foto ilustruese

LUSHNJE- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Lushnje. Ai kërkohej për veprën penale "marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" mbetur në tentativë. Konkretisht, dyshohet se 40-vjeçari, më datë 6 korrik 2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj

"U arrestua R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 6 korrik 2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj. Kapja e tij u bë bashkë me Komisariatin e Sarandës”, thuhet në njoftimin e policisë. 

policia e lushnes

Sondazh

Poll