Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, i lënduari transportohet në spital

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

31 Korrik 2025, 18:42 Nga E. D
Plagosje me thikë në Shkodër, i lënduari transportohet
foto ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, pranë ish-degës së Brendshme. Mësohet se një person rreth moshës 40-45 vjeç është goditur me mjet të ftohtë.

Më pas i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të kësaj ngjarjes.

shkoder

Sondazh

Poll