Aktualitet

"Ne nuk mund të marrim iniciativën"/ Çështja “Bankers Petroleum”, Dumani: Është në dorën e Prokurorisë së Fierit që të vlerësojë nëse duhet të shpallë moskompetencën

Dumani u shpreh se hetimet aktualisht janë në dorën e Prokurorisë së Fierit dhe theksoi se është në dorën e kësaj të fundit të vendosë nëse do të shpallë moskompetencën, për t’ia kaluar çështjen SPAK-ut.

31 Korrik 2025, 15:47 Nga DOSJA
"Ne nuk mund të marrim iniciativën"/ Çështja
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët u pyet edhe për çështjen e “Bankers Petroleum”. Dumani u shpreh se hetimet aktualisht janë në dorën e Prokurorisë së Fierit. Kreu i SPAK theksoi se është në dorën e kësaj të fundit të vendosë nëse do të shpallë moskompetencën, për t’ia kaluar çështjen SPAK-ut.

“Është në të drejtën e prokurorisë së Fierit që të vlerësojë nëse duhet të shpallë moskompetencën e ta sjellë. E njoh përciptazi si ju. Ne nuk mund të marrim iniciativën, ne mund ta tërheqim atë dosje nëse për të njëjtin fakt penal ne të kishim regjistruar diçka. Në këtë kuptim, mbetet në kompetencën e Fierit nëse na i sjell apo jo neve”, tha Dumani.

 

altin dumani

Sondazh

Poll