Politike

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, Kumbaro: Finalizimi i një pune 2-vjeçare

Përmes një video-mesazhi Kumbaro shprehet se është finalizim i një pune 2-vjeçare.

31 Korrik 2025, 17:57 Nga E. D
Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, Kumbaro:
 Mirela Kumbaro

TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme, ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Përmes një video-mesazhi Kumbaro shprehet se është finalizim i një pune 2-vjeçare.

“Qeveria Shqiptare sot miratoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, pas një procesi gati 2-vjeçar hulumtimesh, studimesh dhe konsultimesh, ndërsa kjo strategji vendos objektiva të qartë dhe të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmit deri në vitin 2030, shoqëruar me rritje të kapaciteteve akomoduese dhe përmirësim të standardeve, ndarjen e Shqipërisë në gjashtë rajone turistike dhe detyra të reja për agjencitë shtetërore që lidhen me industrinë e turizmit”, njofton Kumbaro.

Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore. Ato janë: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

 

 

 

 mirela kumbaro

Sondazh

Poll