Politike

Rasti i Sarandës/ Berisha: PD po bën sqarimet e duhura, për çdo investim, ligji detyron përfilljen e komunitetit

Berisha u shpreh se është informuar në lidhje me këtë ngjarje teksa theksoi se deputetja e zonës po kryen takime për të mbledhur sqarimet e duhura.

31 Korrik 2025, 13:44 Nga N.F
Rasti i Sarandës/ Berisha: PD po bën sqarimet e duhura, për
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish gjatë konferencës për mediat është pyetur në idhje me miratimin e dhënë nga Këshilli i Sarandës në lidhje me dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Berisha u shpreh se është informuar në lidhje me këtë ngjarje teksa theksoi se deputetja e zonës po kryen takime për të mbledhur sqarimet e duhura. Sipas tij ky projekt nuk i duket normal por ka kërkuar që të marrë sqarime se ku qëndron problemi si dhe investimet që do të kryhen.

"Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar... deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet.
Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD...

...Tani, në aparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem. Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll