Politike

"Një ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve", ministri Hoxha: Dënimi për zjarrvënie duhet të ashpërsohet! Edhe muaji gushti pritet të jetë sfidues

Ai u shpreh se fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. 

31 Korrik 2025, 14:22 Nga r.ll
"Një ndër vitet më të vështira sa i përket
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. 

Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se ky ishte ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve, ku ka pasur 59 zjarre të mëdh dhe 961 zjarre të vogla. Ai u shpreh se fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. 

Lidhur me nisjen e zjarreve, ministri tha se kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ku ka edhe zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvënie pa dashje. Ai tha se dënimi për veprën penale të zjarrvënies duhet të ashpërsohet. 

"Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë.

Sa i përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje. 120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe.", tha Hoxha.

ervin hoxha zjarret ne vend

Sondazh

Poll