Politike

Berisha: Dumani po mbron Irena Gjokën për krimet e saj! Është hapur çështje penale pa emër për të shpikur ndonjë trillim

Sipas tij Dumani po mbron gjyqtaren, Irena Gjokën të cilën e quan si Irena me 5 mbiemra. Kryedemokrati tha se Dumani ka hapur çështje penale pa emër në mënyrë që më vonë të dalë me skenare se pasaporta e gjyqtares është grabitur dhe se nuk është dënuar ajo në Janinë.

31 Korrik 2025, 13:21 Nga N.F
Berisha: Dumani po mbron Irena Gjokën për krimet e saj!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me drejtësinë në vend dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Berisha u shpreh se Dumani po përdoret në shkallë ekstreme.

Sipas tij Dumani po mbron gjyqtaren, Irena Gjokën të cilën e quan si Irena me 5 mbiemra. Kryedemokrati tha se Dumani ka hapur çështje penale pa emër në mënyrë që më vonë të dalë me skenare se pasaporta e gjyqtares është grabitur dhe se nuk është dënuar ajo në Janinë. Sipas tij ata janë gati të bëjnë ndonjë trillim.

"Por unë meqenëse ai sot deklaroi se po hetohet për fakte të tjera penale, ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, siç po bën me Irenën me 5 mbiemra, të cilën për ta mbrojtur nga krimet e saj, i hap çështje penale pa emër në mënyrë që të thotë po hetoj dhe të na dalë nesër se dikush ia ka grabitur pasaportën Irenës dhe ka shkuar në Janinë dhe është dënuar me burg personi që i ka grabitur... ose ndonjë tjetër, ndonjë trillim.

Pra, hapja e çështjes pa emër për Irena Gjokën në një kohë kur ajo ka 3 vepra penale, ka mashtruar në formularin e vetingut, ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ka fshehur burgun për të cilën ajo nuk do mund të ishte kurrë gjykatëse, por duhej të ishte në burg. Natyrisht e thashë edhe njëherë, e vërteta vonon, por nuk harron," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll