31 Korrik 2025, 14:46
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike Sarandë ka dalë më një reagim zyrtar lidhur me dhënien e 60 hektarëve dje nga këshilli bashkiak Sarandë. Në reagim thuhet se kreu i PD në Sarandë, Shpëtim Ahmeti ka takuar banorët e Nivicës që protestonin para bashkisë dhe ka kërkuar që ata të kenë fjalën e tyre në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Por thuhet se kërkesa e tij është rrëzuar. Më tej theksohet se Partia Demokratike është kundër "rrëmbimit" të tokave të banorëve të Nivicës, të cilët janë duke u përballur edhe në procese gjyqësore për të drejtën e tyre.
"Situata në zgjedhjet lokale 2023 ka qënë e komplikuar dhe Partia Demokratike nuk ka mundur të kandidoj me emrin e saj por me koalicionin Bashkë Fitojmë. Vertët që ende figurojnë në listat e Partisë Demokratike disa këshilltar bashkiak, po nuk ka të bëjë me Partinë Demokratike si vendimarrje politike dhe institucionale. Kjo sjell edhe lajme dashakeqëse që ngaterrojnë me qëllim.", thuhet ndër të tjera në reagim.
Në përfundim theksohet se ditën e djeshme në këshillin bashkiak ka qënë pjesmarrës vetëm kryetari i partisë, këshilltari Shpëtim Ahmeti dhe ka qënë mbrojtësi publik i banorëve të Nivicës.
REAGIMI I PLOTË:
Partia Demokratike Sarandë sqaron opinionin publik në lidhje me dhënien e 60 hektarëve dje nga këshilli bashkiak Sarandë.
Së pari kryetari i PD Sarandë Shpëtim Ahmeti ka takuar banorët e Nivicës që protestonin para bashkisë Sarandë për të dëgjuar dhe ka kërkuar në mbledhjen e këshillit bashkiak që të dëgjoheshin banorët. Ai ka kërkuar që banorët që protestonin jashtë të kishin të drejtën e fjalës në këshill, askush nuk duhet kishte frikë nga fjale e lirë. Por kërkesa e tij është rrëzuar nga këshilli.
Së dyti Partia Demokratike është qartazi dhe pa asnjë ekuivok kundër rrëmbimit të tokave të banorëve të Nivicës, të cilët janë duke u përballur edhe në procese gjyqësore për të drejtën e tyre. Rrëmbimi i tokave publike dhe private është bërë vendimarrje e zakonshme në favor të oligarkëve dhe pushtetit dhe për këtë PD ka qënë dhe do jetë përherë kundër.
Së treti në lidhje me votimin në këshillin bashkiak Sarandë. Sic e dini situata në zgjedhjet lokale 2023 ka qënë e komplikuar dhe Partia Demokratike nuk ka mundur të kandidoj me emrin e saj por me koalicionin Bashkë Fitojmë. Vertët që ende figurojnë në listat e Partisë Demokratike disa këshilltar bashkiak, po nuk ka të bëjë me Partinë Demokratike si vendimarrje politike dhe institucionale. Kjo sjell edhe lajme dashakeqëse që ngaterrojnë me qëllim.
Dje në këshillin bashkiak ka qënë pjesmarrës vetëm kryetari i partisë, këshilltari Shpëtim Ahmeti dhe qartësisht dhe publikisht ka refuzuar të bëhet palë me këshillin dhe ka qënë mbrojtësi publik i banorëve të Nivicës.
Partia Demokratike ka qënë dhe do jetë përherë në mbrojtje të interesit publik dhe të mirës së qytetarëve.
partia demokratike
Politike
31 Korrik 2025, 14:22
r.ll
ervin hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më ministrin e ...
Politike
31 Korrik 2025, 13:53
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet n&...
Politike
31 Korrik 2025, 13:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish gjatë konferencës për mediat është pyetur në idhje me mirat...
Politike
31 Korrik 2025, 13:26
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar ...
Politike
31 Korrik 2025, 13:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kompania amerikane "Continental Strategy" që u kontraktua nga Partia Demokratike para zhvillimit të zgjedhjeve t&e...
Politike
31 Korrik 2025, 13:21
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
31 Korrik 2025, 13:08
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat në...
Politike
31 Korrik 2025, 13:04
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për mediat. Berisha gja...
Politike
31 Korrik 2025, 12:59
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit...
Politike
31 Korrik 2025, 11:51
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët në takimin me dyer të mbyllura lidhur me hetimet nd...