Aktualitet

FOTOLAJM/ Lirimi i hapësirave publike, bizneset në Korçë "protestojnë" me mesazhe për qeverinë: Ku fshihet qëllimi real?

Ata kanë shprehur shqetësimin për vonesën e njoftimit, ndërsa është dhe kulmi i sezonit turistik. 

31 Korrik 2025, 10:48 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Lirimi i hapësirave publike, bizneset në Korçë
biznes ne korce

KORÇË- Bizneset në Korçë kanë vendosur të "protestojnë", kundër aksionit për lirimin e hapësirave publike, me disa thirrje dhe mesazhe për qeverinë, të cilat i kanë afishuar në fasadet e lokaleve. Ata kanë shprehur shqetësimin për vonesën e njoftimit, ndërsa është dhe kulmi i sezonit turistik. 

"Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim; Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?; A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj; Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik; Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?; Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”, janë disa nga mesazhet kryesore. 

FOTOLAJM/ Lirimi i hapësirave publike, bizneset në KorçëFOTOLAJM/ Lirimi i hapësirave publike, bizneset në Korçë

Një ditë më parë, të gjitha subjektet që më parë kanë qenë të pajisura me leje të përkohshme për zënien e hapësirave publike janë njoftuar për pezullimin e lejeve dhe për detyrimin që, deri më 2 gusht, të lirojnë ambientet e zëna.

Sipas urdhrit të shpërndarë nga bashkia, duhet të hiqen strukturat e përkohshme si: konstruksione metalike, tenda, çadra, pedana dhe vazo dhe elementë të tjerë të ngjashëm. Në njoftim thuhet se në rast mosrespektimi të afatit, pas datës 2 gusht do të ndërhyjë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

bizneset ne korce

Sondazh

Poll