Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje në Ksamil, arrestohet 36-vjeçari hungarez, po tentonte të arratisej nga Qafë Bota

Sipas policisë në portofol gjendej një kartë bankare dhe një shumë parash.

31 Korrik 2025, 10:31 Nga N.F
I shpallur në kërkim për vjedhje në Ksamil, arrestohet
foto

KSAMIL- Një 36-vjeçar hungarez i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë në pranga. Policia bën me dije se hungarezi ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28 korrik kishte vjedhur një portofol.

Sipas policisë në portofol gjendej një kartë bankare dhe një shumë parash. Arrestimi i hungarezit është kryer gjatë tentativës së tij për tu larguar nga Shqipëria përmespikës kufitare në Qafë Botë.

Njoftimi: 

Ksamil/Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:

A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volksëagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik. Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

vjedhje ne ksamil arrestohet hungarezi

Sondazh

Poll