Aktualitet

Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet shoferi i "Benzit", ndodhet i shtruar në QSUT

29-vjeçari është vënë në pranga një ditë pas ngjarjes ndërsa ndodhet i shtuar në QSUT.

31 Korrik 2025, 10:03 Nga N.F
Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet shoferi i "Benzit",
Aksidenti

BORSH- Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip "Benz" i cili u aksidentuar me mjetin e dy viktimave në Borsh. 29-vjeçari është vënë në pranga një ditë pas ngjarjes ndërsa ndodhet i shtuar në QSUT.

Ai së bashku me një 23-vjeçar mbetën të plagosur nga përplasja. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

aksidenti ne borsh

Sondazh

Poll