Aktualitet

Ndezi zjarri për hapjen e kullotave të reja, nga flakët u dogj një sipërfaqe toke, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Mësohet se i riu ka ndezur më 30 korrik një zjarr me qëllim hapjen e kullotave të reja në vendin e quajtur "Arat e Sulës" mbi fshatin Leminot.

31 Korrik 2025, 09:29 Nga N.F
Ndezi zjarri për hapjen e kullotave të reja, nga flakët u dogj
I arrestuari

MALIQ- Një 26-vjeçar është vënë në pranga për zjarrvënie në Delvine. Mësohet se i riu ka ndezur më 30 korrik një zjarr me qëllim hapjen e kullotave të reja në vendin e quajtur "Arat e Sulës" mbi fshatin Leminot.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Ai është identifikuar me inicialet G.A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin: 

G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll