Aktualitet

Çifti po transportonte peshk, detaje nga aksidenti në Borsh, "Benzi" me shpejtësi të madhe u përplas kokë më kokë me mjetin e viktimave

Një furgon po udhëtonin dy viktimat të cilët mësohet se po transportonin peshk. Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Kastriot dhe Donika Mehmeti, të cilët humbën jetën nga përplasja e fortë.

31 Korrik 2025, 08:08 Nga N.F
Çifti po transportonte peshk, detaje nga aksidenti në Borsh,
Aksidenti

BORSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar mesditën e djeshme në Borsh. Aksidenti me dy viktima mësohet se ka ndodhur pasi automjet tip "Benz" me shpejtesi te madhe është përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Benz Vito".

Një furgon po udhëtonin dy viktimat të cilët mësohet se po transportonin peshk. Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Kastriot dhe Donika Mehmeti, të cilët humbën jetën nga përplasja e fortë.

Shoferi i mjetit tjetër, Myfit Qejvanaj, është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ai ka marrë plagë në kokë dhe ka hemorragji. Pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

aksidenti ne borsh

Sondazh

Poll