Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Borsh, një person plagoset nga shoku i tij

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak orësh. 

31 Korrik 2025, 08:15 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Borsh,
foto ilustruese

BORSH- Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal ku dhe kishin konsumuar alkool. 

Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tjetrin, i cili ështe goditur në dorë nga plumbi.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak orësh. 

Ndërkohë, personi i plagosur është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

te shtena ne borsh

Sondazh

Poll