Politike

"Arkitektët e huaj duhet t'i mbajmë lidhur me vendin tonë", Rama: Shqipëria mund të bëhet destinacion në Europë për turizmin arkitektonik

Rama tha se shkolla e arkitekturës në Shqipëri nuk është më e mira në Europë, por shtoi se edhe sikur të ishte, ajo që mësohet në praktikën e përditshme nuk mësohet në bankat e shkollës.

28 Korrik 2025, 13:15 Nga r.ll
"Arkitektët e huaj duhet t'i mbajmë lidhur me vendin
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se në 5 deri në 10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një ose dy emra të mëdhenj në arkitekturën botërore.

Rama tha se shkolla e arkitekturës në Shqipëri nuk është më e mira në Europë, por shtoi se edhe sikur të ishte, ajo që mësohet në praktikën e përditshmë nuk mësohet në bankat e shkollës. Më tej foli për projektet e arkitektëve të huaj për të cilët tha se duhen mbajtur të lidhur me Shqipërinë, që vendi të bëhet në të ardhmen destinacion në Europë për turizmin arkitektonik.

Rama: Jam i bindur se në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do ketë një ose dy emra të mëdhenj në arkitekturën botërorë. Duke punuar me projekte dhe praktikën e përditshme nuk e mëson kurrë ne bankat e shkollës apo në jetë pa pasur shansin të punosh me njerëz që kanë këto lloj cilësish dhe skuadrash. Është detyra jonë që t'i mbajmë lidhur me vendin tonë këto njerëz, duke punuar besnikërisht me ta. Duke mos tradhtuar dëshirën dhe energjinë që ata bëjnë për projektet këtu. Duke devijuar nga projektet është jo vetëm shkelje e ligjit por dhe shkelm ndaj këtyre njerëzve me potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Nëse i realizojmë këto projekte besnikërisht, Shqipëria do bëhet destinacion në Europë për turizmin arkitektonik. 

edi rama

Sondazh

Poll