Politike

Prezantimi i start-up-it të të rinjve shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit, Rama: Projektet nga arkitektë të huaj kanë ngjallur interesim te investitorët

Prezantimi bëhet në Qendrën Për Inovacion dhe Teknologji "NEST", një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes.

28 Korrik 2025, 12:52 Nga r.ll
Prezantimi i start-up-it të të rinjve shqiptarë për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një prezantim "start-up"-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. Prezantimi bëhet në Qendrën Për Inovacion dhe Teknologji "NEST", një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se projektet nga arkitektët e huaj kanë ngjallur interesim për të investuar shuma të mëdha. Ky interesim, shtoi ai po shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Ai theksoi gjatë fjalës së tij se një faktor i rëndësishëm në projekte të ndryshme është edhe koha e realizimit. 

"Fonde të tjera nga SHBA, Britania dhe Gjermania kanë ardhur më parë dhe kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në ndërtim edhe në funksion të interesit të lartë që ka Shqipëria në aspektin e nevojat. Ajo që është e padiskutueshme është që ky moment do vinte dhe nuk është një gjë që po ndodh për herë të parë, edhe ato projekte që u demostruan me imazhe janë projekte të financuara nga institucione dhe fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë.

Projektet nga arkitektë të huaj kanë ngjallur një interesim që po shtrihet dhe në fushën e investitorëve. Është një problem si do të arrijmë ti realizojmë projektet besnikërisht. Natyrisht nga një anë është detyra jonë të adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore. Edhe kjo formulë investimi që u shpjegua është një parashitje. Por një parashitje e bazuar te garancia e investimit. Kemi parë se si ka ndodhur që apartamente të blera në gropë janë rishitur me një çmim shumë të lartë që e fiton ai që blen në gropë jo ai që ka ndërtuar. Kjo ka të bëjë me cilësinë dhe kohën që realizohen projektet. Investitorët institucionalë duan të dijnë kohën, nuk mund të japësh një projekt dhe të marrë 10 vjet për tu realizuar.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll