28 Korrik 2025, 12:22
Nga N.F
Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i kanë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut një kërkesë.Mësohet se në këtë kërkesë avokatët kërkojnë që të zgjasin afatin e njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza. Ata kanë kërkuar që zgjatja të të shtyhet deri më datë 24 shtator.
Sipas avokatëve volumi i materialeve hetimore është jashtëzakonisht i madh dhe se e kanë të pamundur të që njihen në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar.
“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu siç garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesën e avokatëve.
Sipas avokatëve zgjatja e këtij afati nuk cënon aspak interesin publik për ushtrimin e ndjekjes penale, por i shërben më mirë zbatimit të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve dhe procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtës së personit të akuzuar për të patur një mbrojtje efektive.
“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i të drejtës për mbrojtje efektive dhe për proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson të gjithë garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Kjo lloj “përmbytjeje dokumentare” është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme në disa vendime, kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, thuhet në kërkesën e avokatëve.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj
Politike
28 Korrik 2025, 12:21
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë në seancën e sotme mandatet p&e...
Politike
28 Korrik 2025, 11:37
r.ll
edi rama
TIRANË- Media italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka kushtuar një reportazh ndërtimeve dhe kullave të ngritura në Tiranë...
Politike
28 Korrik 2025, 11:34
r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit...
Politike
28 Korrik 2025, 10:57
N.F
Foto
SHBA- Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një...
Politike
28 Korrik 2025, 10:46
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Shqipëria Bëhet ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i dha mandatin e deputetit, Klea...
Politike
28 Korrik 2025, 09:49
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është shpre...
Politike
28 Korrik 2025, 09:08
r.ll
rruga
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re Bulqizë–Librazhd. Rama shkruan në postimin n&eu...
Politike
28 Korrik 2025, 07:36
erion brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka shfrenuar gojën teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. ...
Politike
27 Korrik 2025, 22:07
M.B
Endri Shabani dhe Arjan Konomi
TIRANA- Kandidati për deputet i nismës "Shqipëria Bëhet", Arjan Konomi i është përgj...
Politike
27 Korrik 2025, 21:44
M.B
Endri Shabani
TIRANA- Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka folur për përplasjen me tij dhe kreut të nismës “Shqipëria ...