Politike

Socialistët mblidhen natën e Verës në Elbasan/ Garda mbrojtje të rreptë Ramës, “zbërthehet” makina e Fred Pezës

13 Mars 2019, 21:35 Nga DOSJA
Socialistët mblidhen natën e Verës në Elbasan/ Garda

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një darkë pune me ministrat, deputetët dhe Kryesinë e PS-së në një restorant në qytetin e Elbasanit.

Dosja.al ka siguruar një video të kontrolleve të rrepta që janë ushtruar nga Garda ndaj makinave të socialistëve, të cilat kanë hyrë brenda restorantit.

Siç edhe duket nga video-ja e mësipërme, makinat kontrollohen me pasqyra poshtë për të zbuluar ndonjë lëndë plasëse të mundshme. Makina në video, është ajo e gazetarit dhe njëkohësisht sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat, Alfred Peza.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kabineti qeverisës dhe jo vetëm kanë rezervuar të gjithë lokalin. 

Në fokusin e kësaj darke ka qënë situata politike në vend, zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 si edhe kongresi i 23 marsit që do të mblidhet këtë muaj nga PS. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne elbasan edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll