Aktualitet

Krah zjarrfikësve në front kundër zjarrit, 42-vjeçari në Delvinë pëson djegie në trup, transportohet në Tiranë për mjekim

Një banor në fshatin Kopaçez është lënduar teksa po punonte për të fikur flakët. 42-vjeçari ka marrë djegie në gjoks dhe shpatull.

26 Korrik 2025, 09:35 Nga N.F
Krah zjarrfikësve në front kundër zjarrit, 42-vjeçari
Foto ilustruese

DELVINË- Disa fshatra në Delvinë që nga dita e djeshme po luftojnë me flakët ndërsa krah zjarrrikësve janë edhe banorët. Në front me flakët të cilat janë duke u favoziruar nga era dhe temperaturat, banorët po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur banesat e tyre teksa edhe rrezikojnë jetën.

Një banor në fshatin Kopaçez është lënduar teksa po punonte për të fikur flakët. 42-vjeçari ka marrë djegie në gjoks dhe shpatull. Ai është identifikuar si Apostol Zhupa. Zhupa është dërguar dje për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës e më pas është transportuar në QSUT.

 

zjaret ne delvine

Sondazh

Poll