Aktualitet

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në vend, flakët marrin "kontrollin" e malit të Shpiragut (FOTO)

Zjarri ka një perimetër të gjatë dhe të madh nën kontroll duke shkaktuar dëmë të shumta në bimësi. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka bërë të mundur izolimin e zjarrit i cili ka në favor temperaturat, erën e fortë dhe natën e gjatë.

25 Korrik 2025, 22:27 Nga N.F
Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në vend, flakët
Foto

BERAT- Një tjetër vatër zjarri ka rënë në vend. Mësohet se një vatër e madhe zjarri është përhapur me shpejtësi në malin e Shpiragut në Berat. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al duket mali i "pushtuar" nga zjarri. 

Zjarri ka një perimetër të gjatë dhe të madh nën kontroll duke shkaktuar dëmë të shumta në bimësi. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka bërë të mundur izolimin e zjarrit i cili ka në favor temperaturat, erën e fortë dhe natën e gjatë.

Zjarrfikësit në të gjithë vendin po luftojnë me flakët ndërsa u duhen orë dhe ditë të tëra për të shuar tërësisht vatrat. Nesë vatra nuk do të izolohet në kohë atëherë do të rrezikohen banesat pasi edhe në foto duket se ato ndodhen pranë malit.

zjarr ne berat

Sondazh

Poll