Aktualitet

VIDEO/ Morgan: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj nga Shqipëria! Arrijnë me varka në mënyrë ilegale

Papritur biseda mori kthesë kur po flitej për refugjatët ndërsa Morgan mori shembull shqiptarët duke i quajtur emigrantë ekonomikë. 

26 Korrik 2025, 08:33 Nga N.F
VIDEO/ Morgan: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në
Morgan

TIRANË- Shqiptarët të cilët emigrojnë në vendet evropiane sidomos në Angli janë kthyer në qendër të diskutimeve në një emision. Ish-prezantuesi i CNN, Pierce Morgan në emisionin e tij "Piers Morgan Uncensored" po diskutonte me Candance Owens në lidhje me marrëdhëniet problematike mes SHBA-së dhe Izraelit.

Papritur biseda mori kthesë kur po flitej për refugjatët ndërsa Morgan mori shembull shqiptarët duke i quajtur emigrantë ekonomikë. Ai më tej theksoi se 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria. Owens ka kërkuar që këto shifra të verifikoheshin nga ambasada e SHBA në Londër.

Minuta e 20-të kur Morgan flet për emigrantët shqiptarë

 

 

pierce morgan

Sondazh

Poll