Aktualitet

U arrestua gjatë operacionit të SPAK, policia "zbarkon" në kompleksin ku ndodhet banesa e Ermir Ndrejajt, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara disa makina të policisë janë filmuar në kompleksin ku janë zhvilluar kontrollet në banesë.

25 Korrik 2025, 21:33 Nga N.F
U arrestua gjatë operacionit të SPAK, policia "zbarkon"
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një kontroll në kompleksin ku ndodhet  banesa e Ermir Ndrejajt. Ndrejaj u prangos ditën e sotme pas një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Mësohet se kontrolli ka ndodhur sot rreth orës 20:00. 

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al disa makina të policisë janë filmuar në kompleksin ku janë zhvilluar kontrollet në banesë. Në lidhje me këtë aksion që është zhvilluar sot janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman.

 

Një i arrestuar tjetër i katërt është vënë në pranga në Elbasan por nuk është identifikuar. Bëhet me dije se Plarent Dervishajt i është komunuar akuzë e re si dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Të dyve u është komunikuar akuza në burg.

Nga ky operacion janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim një person që ndodhet jashtë shtetit.

operacioni i spak ermir ndrejajt

Sondazh

Poll