VIDEO/ Morgan: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj nga Shqipëria! Arrijnë me varka në mënyrë ilegale
Morgan TIRANË- Shqiptarët të cilët emigrojnë në vendet evropiane sidomos në Angli janë kthyer në qendër t...
Mësohet se një mjet shpërthyes artizanal ishte vendosur pranë banesës ku jetojnë edhe fëmijët e shqiptarit. "La Repubblica" shkruan se kjo nuk është vetëm një paralajmërim por shenjë se tashmë armëpushimi ka përfunduar.

ITALI- Një shpërthim me lëndë plasëse është parandaluar pranë banesës së familjarëve të bosit shqiptarë të drogës, Elvis Demçes. Mësohet se një mjet shpërthyes artizanal ishte vendosur pranë banesës ku jetojnë edhe fëmijët e shqiptarit. "La Repubblica" shkruan se kjo nuk është vetëm një paralajmërim por shenjë se tashmë armëpushimi ka përfunduar.
Ngjarja ndodhi më 15 korrik, një ditë pas operacionit të Njësisë Hetimore të Karabinierëve pasi zbuluan se Demçe jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim marrjen e informacioneve mbi një ish-partner të kthyer në rival, Fabrizio Fabietti. Për të realizuar këtë, ai mbështetej te një grup i përzier latino-amerikanësh dhe shqiptarësh, të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të vrisnin shefin e trafikut në zonën e Tor Bella Monaca, Giancarlo Tei.
Dy muaj më vonë, një bombë shpërtheu në një apartament në Borghesiana, ku banonte një i dënuar tunizian i lidhur me grupet shqiptare. Ndërsa këto ngjarje fillojnë pak nga pak të lidhen me njëra-tjetrën media italiane se këto raste tregojnë për një përplasje të vjetër mes grupit kriminal të Ponte Milvio.
Fillimisht u publikuan lajmet për hetimet mbi Demçen dhe urdhrat e tij nga burgu. Vetëm një ditë më pas shpërtheu bomba, e hedhur para portës së banesës, me një fitil që për fat nuk funksionoi siç duhej. Ishte gruaja e Demçes që e gjeti.
Demçe ka më shumë se një armik, aq sa edhe planet që ka ndërtuar. Lista e armiqve nuk përfundon me Molisso. Aty përfshihen edhe Leandro Bennato dhe Ermal Arapaj, edhe ky shqiptar, sot armik i Demçes. Disa vite më parë, ata përplaseshin për kontrollin e pikave të drogës, me bomba dhe armë. Pastaj erdhën arrestimet. Por tani, zjarri po rindez flakët e vjetra nën hi.
Dënimi i Elvis Demces
Më 28 maj të këtij viti, Elvis Demçe u dënua me 15 vite burg. Demçe, i cili është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte. Ai planifikoi edhe eliminimin e rivalit të tij Ermal Arapajt me një atentat në Lanuvio, i cili dështoi më 9 korrik 2020, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Më 5 shtator, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapaj në Velletri. Ndaj Demçes vijojnë edhe procese të tjera, dhe ai ka tentuar të shmangë burgun duke paraqitur certifikata mjekësore me pretendimin se është i varur nga droga një strategji që drejtësia italiane pritet ta shqyrtojë në vijim.
Morgan TIRANË- Shqiptarët të cilët emigrojnë në vendet evropiane sidomos në Angli janë kthyer në qendër t...
Foto DELVINË- Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në dosa fshatra të Delvibës. Situata ka qenë alarmante në...
Foto TIRANË- Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google M...
Foto TIRANË- Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të pa...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxe...
Foto BERAT- Një tjetër vatër zjarri ka rënë në vend. Mësohet se një vatër e madhe zjarri është p&eum...
Foto TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, KKT ka miratuar 73 leje ndërtimi ndër të cilat edhe një projekt n&...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e Ermir Ndr...
Foto TIRANË- Policia e Shtetit pasditen e sotme ka nisur një aksion pas një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme Ant...
Foto TIRANË- Dy vendime të fundit të Këshillit të Ministrave po e kthejnë reformën në administratën publike pr...