Aktualitet

Fundjavë me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

26 Korrik 2025, 07:12 Nga N.F
Fundjavë me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era pritet të jetë  me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s. Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll