25 Korrik 2025, 21:25
Nga Dosja.al
Foto
TIRANË- Dy vendime të fundit të Këshillit të Ministrave po e kthejnë reformën në administratën publike prapa, duke cenuar rëndë parimin e karrierës dhe profesionalizmit, si dhe duke hapur rrugën për politizim të mëtejshëm të shtetit.
Vendimi nr.110, datë 19.2.2025, i ndryshuar rishtas, hap sërish dyert për emërime nga jashtë shërbimit civil në pozicione drejtuese të mesme dhe të ulëta. Në ndryshimet e fundit të këtij vendimi, jo vetëm që shtohen pozicione për t’u zënë nga jashtë sistemit (si në Kryeministri), por edhe shfuqizohen disa vende të tjera pa ndonjë shpjegim publik. Ky është një tjetër shembull i mënyrës sesi ligji për nëpunësin civil po anashkalohet, ndërsa nëpunësit civilë me përvojë, që punojnë prej vitesh në administratë, pengohen të avancojnë në karrierë.
Sipas ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, hyrja nga jashtë në pozicione drejtuese duhet të jetë një përjashtim i arsyetuar, jo një praktikë e vazhdueshme. Megjithatë, qeveria po e përdor këtë nen si një kanal të rregullt për të futur njerëz jashtë sistemit, shpesh të lidhur me interesa politike. Ky zhvillim është në kundërshtim të hapur me Rekomandimet e Bashkimit Evropian, që kërkojnë një administratë publike profesionale, meritokratike dhe të depolitizuar.
Ndërkohë, një tjetër goditje më e thellë po i jepet shtyllës së zbatimit të ligjit në terren: inspektorëve të punës, shëndetësisë, mbrojtjes së konsumatorit, etj.. Me vendimin për ristrukturimin e inspektorateve, shumë prej tyre po dalin nga statusi i nëpunësit civil dhe po kalojnë në marrëdhënie pune sipas Kodit të Punës, duke humbur kështu mbrojtjen ligjore, karrierën dhe pavarësinë funksionale.
Ky ndryshim rrezikon të shkatërrojë bazën e kontrollit dhe inspektimit ligjor në sektorët më të ndjeshëm të jetës publike. Inspektorët e punës që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ata të sigurisë ushqimore që garantojnë sigurinë në treg, apo të tjerë që kontrollojnë ambientin, janë tashmë në rrezik të zëvendësohen nga staf jo i mbrojtur, më i prekshëm nga ndërhyrjet politike dhe më pak i motivuar për të ushtruar autoritet të pavarur.
Këto zhvillime jo vetëm që cënojnë themelet e shtetit të së drejtës dhe të administratës profesionale, por përbëjnë edhe një mesazh të rrezikshëm për partnerët ndërkombëtarë, në një kohë kur Shqipëria pretendon të hapë negociatat e kapitujve të rëndësishëm të integrimit në BE.
Përfundimisht, në vend që të forcohet shtylla profesionale e shtetit, qeveria po i hap rrugë emërimeve të përkohshme, jashtë kritereve të karrierës, dhe po godet funksionarët që ushtrojnë kontroll mbi ligjshmërinë në sektorë kyç. Ky nuk është një reformim i administratës, por një zbehje e funksioneve të saj, me pasoja serioze për mirëqeverisjen, llogaridhënien dhe shërbimin ndaj qytetarëve./ Dosja.al
administrata publike
Aktualitet
25 Korrik 2025, 20:37
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DELVINË- Banorë të disa fshatrave janë përballur ditën e sotme me flakët të cilat u ka s...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 20:17
N.F
Foto
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, KKT gjatë muajt prill të këtij viti miratoi 73 leje ndërtimi nd&eu...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 20:02
N.F
Foto
MILOT- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me mbylljen e Urës së...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 19:32
N.F
Foto
TIRANË- Policia e Shtetit pasditen e sotme ka nisur një aksion. Raportohet se ky aksion është ndërmarrë pas një urd...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 19:11
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në në fshatin Ibë në Tiran&e...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 18:52
N.F
Foto
SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 18:11
N.F
Foto
DELVINË- Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci teksa po punonte me ekipin e tij dhe zjarrfikësit për fikjen e fla...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 17:29
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DELVINË- Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritet...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 17:18
N.F
Foto
SARANDË- Katër persona mësohet se janë vënë në pranga në Sarandë dhe Vlorë pas një operacioni m...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 17:09
N.F
Vajza dhe kunata e viktimës
FIER- Detaje të reja kanë zbuluar fqinjët dhe të afërmit e 56-vjeçarit Anesti Rama i ...