Aktualitet

“Të paekspozuarit dhe Ylli Rakipi te News 24”/ Lajmi i pavërtet pushton mediat online

Dosja.al mëson se nuk ka mundësi që kjo të ndodhë të paktën këtë sezon.

25 Korrik 2025, 14:24 Nga DOSJA
“Të paekspozuarit dhe Ylli Rakipi te News 24”/ Lajmi i
Ylli Rakipi

TIRANA- Kalimi i emisionit të Ylli Rakipit në News 24, është bërë lajmi i ditës sot në disa media online. Dosja.al mëson se nuk ka mundësi që kjo të ndodhë të paktën këtë sezon.

Me ikjen e Eni Vasilit me emisionin Open nga News 24, hapësirën e zuri Endri Xhafo me Log, një talk show që transmetohet çdo natë nga e hëna në të enjte.

Emisioni i Rakipit, që transmetohet të hënën dhe të enjten në MCN, duket se do të vazhdojë edhe për një sezon në të njëjtin televizion. Deri tani nuk ka informacione për ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ekranet televizive.

ylli rakipi

Sondazh

Poll