Aktualitet

Shkaktoi zjarr gjatë punës me troko dhe u dogjën 4 banesa në fshatin Kakavijë, arrestohet 39-vjeçari

Sipas policisë Kosta Nini dyshohet se gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr.

25 Korrik 2025, 12:47 Nga M.B
Shkaktoi zjarr gjatë punës me troko dhe u dogjën 4 banesa në
Foto ilustruese

KAKAVIJË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënies së djeshme në fshatin Kakavije. Sipas policisë Kosta Nini dyshohet se gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr. Nga ky rast, flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë rrezikuar jetën e banorëve si dhe kanë djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.

Njoftimi i policisë:

Dropull/Identifikohet dhe nxirret përpara përgjegjësisë penale, autori i zjarrvënies së djeshme, në fshatin Kakavije. Gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, arrestohet 39-vjeçari.

Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll