Aktualitet

EMRAT/ Mashtrime financiare, 2 të arrestuar në Tiranë, njëri prej tyre përvetësoi 100 mijë euro

Bëhet me dije se në pranga u vu shtetasi Saimir Reka (Hamza) 27-vjeç, i cili u kap në zonën e “Alliasit” dhe ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi më 31 prill 2024, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 100 000 euro dikujt.

25 Korrik 2025, 12:29 Nga M.B
EMRAT/ Mashtrime financiare, 2 të arrestuar në Tiranë, njëri
Foto ilustruese

TIRANA- Dy persona të shpallur në kërkim janë arretuar në Tiranë si të akuzuar për mashtrime me vlera të konsiderueshme monetare. Bëhet me dije se në pranga u vu shtetasi Saimir Reka (Hamza) 27-vjeç, i cili u kap në zonën e “Alliasit” dhe ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi më 31 prill 2024, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 100 000 euro dikujt.

Gjithashtu mësohet se u arrestua edhe Arbër Ogreni 42-vjeç, i cili u lokalizua dhe u arrestua në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se mashtronte klientët duke iu marrë parapagesa prej 300 000 deri në 400 000 lekë, me premtimin se do kryente punime me duralumin, të cilat nuk i realizonte kurrë.

Njoftimi: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Totali”.

I mori një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 100 000 euro, ndalohet 27-vjeçari. 

Mashtronte klientët, duke iu marrë para për punime të cilat nuk i kryente, ndalohet 42-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Tiranës dhe Elbasanit, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, operacioni “Totali”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin;

-S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll