Aktualitet

Ra aksidentalisht nga skela teksa punonte, 55-vjeçari në Korçë përfundon në spital

Nga ana tjetë, pronari i banesës ku po kryheshin punime, u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

25 Korrik 2025, 12:43 Nga M.B
Ra aksidentalisht nga skela teksa punonte, 55-vjeçari në
Foto ilustruese

KORÇA- Një 55-vjeçar Në Korçë dyshohet se ka rënë nga skela ndërkohë që po kryente punime ndërtimi. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18. Tashmë mësohet se i lënduari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetë, pronari i banesës ku po kryheshin punime, u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S. Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

korca

Sondazh

Poll