25 Korrik 2025, 13:19
Nga M.B
Emanilda Rama
FIER- Vajza në foton e mësipërme është Emanilda Rama, 26-vjeçarja e cila dyshohet se mbyti me tel babanë e saj. Fotoja u publiku nga Top Channel teksa gjatë një interviste, lidhur me ngjarjen foli edhe motra e saj. Ajo tha se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në banjë, e më pas e kishte fikur telefonin. Gjithashtu ajo tregoi se më pas ka telefonuar nënën e saj e cila i ka konfirmuar s 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
Ditën e sotme Valbona Rama bashkëshortja e të ndjerit Anesti Rama është arrestuar gjithashtu lidhur me vrasjen e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Frashër të Fierit. 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar më 24 korrik pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel dhe ngjarjen e ka raportuar në polici si vdekje aksidentale.
Në polici dje u raportua se është shoqëruar si fillim edhe nëna e saj pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit të viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale. Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, është kallëzuar nga vajza në polici rreth orës 23:00. Pas kallëzimit, policia gjatë dëshmisë të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë ngritur dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Pas përfundimit të hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj për motive të dobëta. Konkretisht mësohet se e reja ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. Ajo ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit.
emanilda rama
Aktualitet
25 Korrik 2025, 13:10
M.B
Vajza e viktimës
FIER- Vajza tjetër e viktimës, 56-vjeçarit Anesti Rama ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e r&eum...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 12:47
M.B
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i zjarrvënie...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 12:43
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një 55-vjeçar Në Korçë dyshohet se ka rënë nga skela ndërkohë që po kry...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 12:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dy persona të shpallur në kërkim janë arretuar në Tiranë si të akuzuar për mashtrime m...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 11:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjat&eum...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 11:29
M.B
Jan Prenga
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm të ...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 11:19
M.B
Holta Zaçaj
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë tryezës së organizuar për prezantimin ...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 10:27
M.B
Banesa
FIER- Valbona Rama bashkëshortja e të ndjerit Anesti Rama është arrestuar gjithashtu lidhur me vrasjen e tij. Krimi i r&eum...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 10:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në Sarandë nga ku mësohet se disa t...
Aktualitet
25 Korrik 2025, 10:07
M.B
Denis Bajri
TIRANA- GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 37-vjeçarin Denis Bajri të ekstra...