23 Korrik 2025, 14:16
Nga DOSJA
Balluku
TIRANË- Zv.Kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka propuzuar që bashkitë e vendit të bëhen pjesë e ankandeve publike për vepra të ndryshme strategjike, duke vënë në përdorim tokat e pafrytshme që ndodhen ne territoret e tyre. Balluku gjatë fjalës së saj bëceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë dhe grantit me BERZH, për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit tha se shpeshherë u shkojnë kërkesa për tokat të cilat merren me qera disavjeçare nga privatët në bashkitë e ndryshme të vendit.
"Gjatë gjithë analizave që kemi bërë dhe gjatë gjithë studimit të territorit kemi arritur në përfundimin se të gjitha ato toka të pafrytshme të ndodhura në bashkitë e ndryshme të vendit, duhet të vendosen në dispozicion të ankandeve publike, duke u bërë pjesë kështu edhe vetë bashkitë në këto ankande. E them këtë, pasi shpeshherë na vijnë kërkesa për tokat të cilat merren me qera disavjeçare nga privatët në bashkitë e ndryshme të vendit, ndërkohë që bashkitë nuk kanë kapacitete për të ngritur ankande apo as kuadër mbi të cilin duhet të funksionojnë", është shprehur Zv.Kryeministrja.
Më tej ajo ka shpjeguar se tashmë në një bashkëpunim të plotë me të gjitha bashkitë e vendit ka nisur një proces për të identifikuar ato prona të pafrytshme, të cilat janë në regjistrat dhe inventarët e bashkive dhe të cilat duhet të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë.
"MIE me gjithë kapacitetet teknike që ka, gjithë eksperiencën e mirë dhe partneritetin me trupat ndërkombëtare në vend, mund të arrijmë që të gjitha këto sipërfaqe të disponohen për ankandet ndërkombëtare, me të gjithë certifikimin dhe transparencën që tashmë kemi krijuar, por duke bërë bashkitë e vendit partnerë në këtë proces dhe duke i dhënë atyre përfitimin që i takon dhe qytetarëve të bashkive përkatëse", tha ajo.
Balluku ka nënvizuar në mënyrë të veçantë faktin që tokat për të cilat behet fjalë janë ato që nuk mund të kontribuojnë në sektorin bujqësor shqiptar, prandaj konsiderohen te pafrytshme.
balluku
Politike
23 Korrik 2025, 14:15
M.B
Kleana Xhuveli
TIRANA- Kleana Xhuveli do të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit "Nisma-Shqipëria Bëhet". N&eu...
Politike
23 Korrik 2025, 14:00
M.B
Majlinda Bufi
TIRANA- Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ende ...
Politike
23 Korrik 2025, 13:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka denoncuar ...
Politike
23 Korrik 2025, 13:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferëncë për mediat ka folur...
Politike
23 Korrik 2025, 13:28
N.F
Sula
TIRANË- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka t&eum...
Politike
23 Korrik 2025, 13:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të...
Politike
23 Korrik 2025, 13:18
M.B
Tedi Mula
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të listës së mbyllur ...
Politike
23 Korrik 2025, 13:16
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar ...
Politike
23 Korrik 2025, 13:11
M.B
Kleana Xhuveli
TIRANA- Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”...
Politike
23 Korrik 2025, 13:07
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi lidhur me kërkesën e "Shqipëria ...