Politike

Berisha: Avokati i Popullit të nisë një hetim ndaj qëndrimeve çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama ndaj Ilir Metës! Sjellje të tilla ka edhe ndaj Veliajt

Ai i bëri thirrje Avokatit të Popullit të nisë hetimet dhe të zhvillojë takime me Metën por edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

23 Korrik 2025, 13:44 Nga N.F
Berisha: Avokati i Popullit të nisë një hetim ndaj
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka denoncuar sjelljen ndaj presidentit të PL-së, Ilir Meta në burg. Berisha e ka cilësuar këtë sjellje si çnjerësozre dhe të dënueshme. Sipas tij kjo sjellje ndaj Metës është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja.

Ai i bëri thirrje Avokatit të Popullit të nisë hetimet dhe të zhvillojë takime me Metën por edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj. Sipas Berishës ai ka marrë të dhëna se e njëjtja sjellje si ndaj Metës po bëhet edhe ndaj Veliajt. Krydemokrati theksoi se nuk ka rëndësi se kush është i burgosuri trajtimi i tyre duhet të jetë në përputhje me rregullat.

"Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.
I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.

Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj. Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer.
Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.

Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll