Politike

"Do të jem për të garantuar vijimësinë!" Tashmë deputete e "Nisma-Shqipëria Bëhet", Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, Adriatik Lapaj!

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

23 Korrik 2025, 14:15 Nga M.B
"Do të jem për të garantuar vijimësinë!"
Kleana Xhuveli

TIRANA- Kleana Xhuveli do të jetë deputetja përfaqësuese e koalicionit "Nisma-Shqipëria Bëhet". Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit nga KQZ, Xhuveli tha se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

Ajo shpreh se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin. Gjithashtu Xhuveli theksoi se në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes, Adriatik Lapaj, ajo do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” tha Xhuveli.

kleana xhuveli

Sondazh

Poll