Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, plagoset pronari, dërgohet në spital

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për fikjen e zjarrit.

22 Korrik 2025, 19:40 Nga N.F
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, plagoset
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët në zonën “Rruga e Ersekës”. Nga flakët ka mbetur i plagosur një person teksa raportohet se ai është pronar i banesës.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për fikjen e zjarrit. Pronari i lënduar është dërguar drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri dhe as gjendja e të plagosurit.

zjarr ne korce

Sondazh

Poll