Aktualitet

Vatra e zjarrit në Labinot Mal aktive prej 4 ditësh, flakët përhapen në zonat pyjore të Gurakuqit dhe Orenjës

Bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse të Librazhdit janë në terren prej orësh, me mjete të posaçme, për shkak se terreni i vështirë ka penguar hyrjen e automjeteve të mëdha.

22 Korrik 2025, 16:24 Nga r.ll
Vatra e zjarrit në Labinot Mal aktive prej 4 ditësh, flakët
pamje nga operacioni per fikjen e zjarrit

LIBRAZHD- Vatra e zjarrit në pyjet e Labinot Malit vijon aktive prej 4 ditësh, ndërsa sot është zgjeruar drejt bashkisë Librazhd. Flakët kanë përfshirë zonat pyjore të Gurakuqit dhe Orenjës.

Bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse të Librazhdit janë në terren prej orësh, me mjete të posaçme, për shkak se terreni i vështirë ka penguar hyrjen e automjeteve të mëdha.

Gjithashtu raportohet se autoritetet po përdorin dronë për të monitoruar situatën. Banorëve të zonës iu është bërë thirrje të shmangin çdo veprim që mund të nxisë përhapjen e zjarrit.

zjarri ne labinot mal

Sondazh

Poll